MENU
klinika

La Liga, Java 25

Real Madrid shmang humbjen në shtëpi

01.03.2021 - 22:53

Pas pesë fitoreve radhazi, përfshi edhe suksesin në Champions, Real Madrid është ndalur 1-1 në shtëpi nga Real Sociedad. Dy pikë të lëna në këtë sfidë, por si rodhën ngjarjet, mund të quhet një pikë e fituar.

Sociedad mori avantazhin në minutën e 55-të. Ishte Portu ai i cili i ka dhënë avantazhin miqve baskë. Mesfushori anësor ka shfrytëzuar në maksimum një krosim nga krahu i majtë për të shënuar me kokë golin e avantazhit 0-1.

Miqtë e kanë mbajtur avantazhin deri në 1 minutë para se të mbyllej koha e rregullt. Pikërisht në 89’ Vinicius Junior shënon golin e barazimit. Los Blancos u munduan në fund të përmbysnin, por pas 4 minutash shtesë, nuk shënuan dot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN