MENU
klinika

La Liga, Java 26

Real shmang humbjen në derbi, titulli në ankand

07.03.2021 - 18:16

Derbi madrilen mes Atleticos dhe Real duket se e ka fituar Barcelona. Kjo për arsyen se barazimi 1-1 i arritur sot i shkon më shumë për shtat ekipit katalanas. Los Blancos shmangën humbjen, ndërsa Atletico la dy pikë, që mund të ishin të titullit.

Skuadra e Simeones kaloi e para në avantazh me Luis Suarez, i cili pas një shpërthimi në minutën e 15-të ia doli ta dërgojë topin në rrjetë. Pas këtij goli, skuadra e Zidane u mundua të reagonte, por hasi një rezistencë të fortë në mbrojtje të Atleticos.

Duhet të vinte minuta e 88’ që të vendosej barazpesha, me Benzemanë, që konkretizoi pas një aksioni model nga skuadra e tij. Nga ky barazim më tepër përfiton Barcelona e vendit të dytë që ka 56 pikë, pasi e shikon tashmë Atleticon kryesues 4 pikë para, ndërsa Realin e lë 2 pikë pas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN