MENU
klinika

"Një paqedashës më shumë"

Nobeli për Paqe 2021, rekord kandidimi!..

02.03.2021 - 17:43

      Nga Komiteti Norvegjez i Nobelit vjen konfirmimi, se janë 329 nominime për Nobelin për Paqe, në vitin 2021.

Organizata me seli në Oslo, tha se ky është numri i tretë më i lartë i kandidatëve, i regjistruar ndonjëherë. Rekordi prej 376 kandidatësh u shënua në vitin 2016.

Nominimet e këtij viti, përfshijnë 234 individë dhe 95 organizata.

“Kjo pasqyron shumë interes ndërkombëtar, për Çmimin Nobel për Paqe”, – tha sekretari i Komitetit të Nobelit, Olav Njoelstad.

Komiteti nuk zbulon detatje, por ata që nominojnë, mund t’i zbulojnë zgjedhjet e tyre.

Të nominuarit për këtë vit, përfshijnë liderin rus të opozitës, Aleksei Navalny, lideren në mërgim të opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, aktivisten suedeze të klimës, Greta Thunberg dhe aktivisten e të drejtave në SHBA, Stacey Abrams.

Lista përfshin edhe ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Organizatat e nominuara përfshijnë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Rrjetin Ndërkombëtar të Kontrollit të Fakteve dhe vëzhguesit e mediave: Reporterët pa Kufij dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Laureati i Nobelit, i këtij viti, do të shpallet në tetor. Ndërkaq, Programi Botëror për Ushqimin u vlerësua me Nobelin për Paqe, vitin e kaluar.