MENU
klinika

Vë në rrezik jetën e një balerine

Reperi i famshëm në telashe me drejtësinë

01.03.2021 - 10:41

Reperi kontraverisal, Tekashi69, është përfshirë sërish në telashe me drejtësinë. Një kërcimtare e ka akuzuar se ai i ka gjakosur kokën duke e qëlluar me një shishe shampanje. Kërcimtarja, Alexis Salaberrios, nisi një proces gjyqësor për atë që ajo e cilësoi si një ngjarje të dhunshme të ndodhur në 20 shkurt.

Salaberrios thotë në padinë e saj se reperi 24-vjeçar hodhi një “objekt drejt saj me qëllim për të kryer lëndime të rënda trupore”. David M. Tarlow, avokati i Salaberrios, ka thënë se Tekashi69 ka hedhur një shishe shampanjë në kokën e kërcimtares, pasi dikush nga turma e quajti atë ‘mi’. Sipas avokatit, reperi humbi shënjestrën e tij dhe goditi Salaberrios në kokë. Pasi reperi është shoqëruar jashtë klubit në të cilin ndodhi ngjarja, Salaberrios pretendon se stafi i klubit i bëri presion asaj që të mos raportonte incidentin në polici.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë, reperi u rikthye në Instagram pas 6 muajsh mungesë. Pasi u shpall fajtor për 9 akuza në janar të 2019-tës, Tekashi69 u lirua nga paraburgimi për të vuajtur 4 muajt e dënimit të tij 2-vjeçar në arrest shtëpie. Reperi ka zbuluar se gjatë kësaj kohe ai vetëm ka ngrënë dhe shtoi shumë në peshë, duke shkuar në ekstreme. Ai publikoi në Instagram disa foto dhe video të tij, në të cilat i dallohej barku i fryrë nga shëndeti i tepërt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Së shpejti baba për herë të dytë

Reperi i njohur jep lajmin e bukur