MENU
klinika

"Sanremo 2021"

Rrëfehet Elodie: Mund të ndihesh e ndyrë, por kurrë pa ëndrra!

07.03.2021 - 17:56

        Ndiqet herët e nga të gjithë, në Shqipëri. Ndërsa, së fundmi, emrat shqip janë sfidues mes artistëve vendas. Në “Sanremo”, këndoi me sukses edhe këtë vit, Ermal Meta. Viti që shkoi madje, ngjiti në “Ariston”, një vajzë shumë të talentuar e ambicioze, si Alketa.

Sakaq, pandemia shënoi një festival të jashtëzakonshëm e me shkëlqimin e padiskutueshëm italian… ( në heshtjen e sallës bosh).  Spikati sërish ylli i popit italian, 30-vjeçarja Elodie, kthyer në një nga sensacionet e muzikës dhe… historisë së këngëtares.

Albumi i saj i tretë në vitin 2020, ishte një nga 25 albumet më të shitura të vitit atje, – shkruan “Quotidiano”.

Elodie Di Patrizi, e njohur si Elodie, shkëlqeu si një nga bashkëprezantueset e producentit Amadeus, në mbrëmjet e festivalit “Sanremo 2021”, në skenën e teatrit “Ariston”.

Pasi magjepsi publikun në edicionin e vitit 2020 (me “Andromeda”, e shkruar nga Mahmood dhe Dardust, çertifikuar me Pllakën Platin), ylli roman i muzikës pop u rikthye kësaj here në “Sanremo”, si prezantuese.

Elodie është e lindur në vitin 1990, u rrit në “Quartaccio”, një nga rrethinat më periferike të Romës. Me babain italian dhe nënën franceze kreole (me origjinë nga Guadelupa), 20-vjeçare ajo u zhvendos në Lecce, për të punuar në diskoteka si kubiste dhe vokale.

Jeta e saj, s’ka qenë e lehtë. Prindrit u ndanë, kur ajo ishte vetëm tetë vjeçe. Të dy, kishin probleme serioze me varësinë nga droga.

“Shkoja në shtëpi dhe nuk kishte ujë të ngrohtë, nuk mund të studioja, u përpoqa të mbroja motrën, që është tre vjet më e vogël se unë. U përpoqa që ajo të mos e kuptonte sesa e rëndë ishte gjendja. Një situatë që më bëri nervoze, më shkaktoi zemërim të madh, por që kurrë nuk më bëri të ndihem e mposhtur prej saj”, – ka treguar këngëtarja italiane, në intervistën për “Corriere della Sera”.

Elodie, tregoi sesi të rritesh në një lagje periferike, ku shitej drogë dhe alkool, ndikoi që ajo të fillonte “të tymoste” në moshën 12-vjeçare, për t’u qetësuar nga problemet e asaj kohe.

“Mundet të ndihesh e ndyrë, kjo është e vërteta. Është një kontekst që rrezikon të të përfshijë. Ne nuk studiojmë, askush nuk bën asgjë, askush s’të pyet për notat. Prindrit e mi, nuk shkuan kurrë për t’u takuar me një mësues. Unë kam bërë vetëm 8 vjet shkollë dhe më janë dashur vite, për ta thënë: Më vinte turp, sikur të isha hajdute”.

“Unë vij nga një lagje periferike e Romës. Një realitet i sinqertë, mizor, por edhe i jashtëzakonshëm. Aty ku ka njerëz, madje me të drejtë, të demoralizuar dhe të zemëruar. Edhe unë isha një prej tyre. Lagjja ime, më ka dhënë shumë dhe më ka marrë shumë, nuk kam parasysh vetëm për privimet nga ana materiale, për shembull, të mos kesh ujë të ngrohtë, të mos kesh para ose të mos jesh në gjendje të paguash faturat. Por, dua të them për forcën për të ëndërruar, guximin për të ëndërruar”, – u shpreh Elodie, gjatë prezantimit në natën e dytë, në “Sanremo 2021”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Përshëndet në shqip shqiptarët"

Alketa rrëmben gjithë vëmendjen në Sanremo

Ambasador i këngës italiane në botë

Andrea Bocelli: Njeriu shikon qartë vetëm përmes zemrës


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit