MENU
klinika

“Aleanca me SHBA na ka bërë një vend të madh”

Ruçi letër Pelosit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike: Miqësia…

15.03.2021 - 10:09

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, Nancy Pelosi me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Ndër të tjera, Ruçi thotë se “Aleanca, miqësia dhe besnikëria me SHBA  e ka bërë Shqipërinë një vend të madh“.

Në letrën e tij, Ruçi vlerësoi rolin e diaspora shqiptare në Amerikë, që sipas tij u fuqizua, kontriboui dhe po vazhdon  edhe sot e kësaj dite të mbështesë zhvillimin, mirëqënien, demokratizimin dhe integrimin e Shqipërisë.

“Shtetet e Bashkuara mirëpritën e mbështetën emigrantët shqiptarë prej fillimit të shekullit të kaluar dhe prej kësaj mbështetjeje Diaspora shqiptare në Amerikë u fuqizua, kontriboui dhe po vazhdon  edhe sot e kësaj dite të mbështesë zhvillimin, mirëqënien, demokratizimin dhe integrimin e Shqipërisë.”, shkruan Ruçi. 

Letra e Gramoz Rucit

“E nderuara Kryetare Pelosi, 15 marsi i vitit 1991, dita e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, është për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë një ditë e madhe historik edhe një shans i madh për të ardhmen tonë.

Me rastin e 30-vjetorit kësaj ngjarjeje të shënuar, dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen e thellë timen dhe të Kuvendit të Shqipërisë, Ju, Dhomës së Përfaqësuesve, Kongresit dhe Presidentit Biden, për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme për zhvillimin, demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik të Shqipërisë.

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, demokracinë më të madhe dhe më të fuqishme të të gjitha kohrave, është për Shqipërinë një arritje dhe një stimul i fuqishëm drejt zhvillimit, mirëqenies, demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të  njeriut, si edhe rritjes së kontributit për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

Shqiptarët, sa herë që kanë qenë të lirë të vendosin për fatet e tyre, i kanë bashkuar ato me kauzat e mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si mbrojtësi dhe garanti më i fuqishëm i lirisë, stabilitetit dhe paqes për të gjithë vendet dhe të gjithë popujt e botës.

Miqësia shqiptaro-amerikane ka një histori të gjatë.

Shtetet e Bashkuara mirëpritën e mbështetën emigrantët shqiptarë prej fillimit të shekullit të kaluar dhe prej kësaj mbështetjeje Diaspora shqiptare në Amerikë u fuqizua, kontriboui dhe po vazhdon  edhe sot e kësaj dite të mbështesë zhvillimin, mirëqënien, demokratizimin dhe integrimin e Shqipërisë.

Ishte Presidenti Wodrooë Wilson që ndali projektin për coptimin e Shqipërisë, në vitet e para të Shqipërisë së pavarur.

Aleanca, partneriteti, miqësia dhe besnikëria me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm na ka mbrojtur, por edhe ka shumëfishuar ritmet, zhvillimin dhe rolin e kontributin e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, përkundrejt kufizimeve të natyrshme të një vendi të vogël.

Këtë mbështetje ne e ndjemë edhe gjatë tridhjetë viteve të fundit, kur Shqipëria, iu bashkua valës së tretë të proceseve demokratizuese globale për ta shndërruar demokracinë nga një ideal në një realitet, nën lidershipin e pagabueshëm të Shteteve të Bashkuara.

Këtë mbështetje e ndjemë edhe kur Shtetet e Bashkuara udhëhoqën luftën për çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit më të ri në Europë, Republikës së Kosovës.

Mbështetja e Shteteve të  Bashkuara është edhe sot frymëzimi dhe siguria më e madhe e thellimit të reformave të mëdha në zhvillimin e vendit, rindërtimin e sistemit të drejtësisë, qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe përshpejtimin e proceseve integruese, si anëtare e NATO-s dhe drejt negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë këtyre tridhjetë vjetëve, Kuvendi i Shqipërisë ka qenë interpret i aspiratave të shqiptarëve, i dashurisë, miqësisë dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin dhe mikun më të madh të shqiptarëve në të gjitha kohrat. Këtë mision Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të kryejë edhe në vitet e dekadat që vijnë.

Shpreh bindjen se bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Përfaqësuesve do të rritet e zgjerohet në vitet që vijnë.”, shkruan Kryetari i Kuvendit,. Gramoz Ruçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Pandemia nuk depërton dot në zonat e jetës shpirtërore"

Gramoz Ruçi, mesazh urimi për Ditën e Verës


Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci