Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga qyteti i Vlorës tha se 25 prilli nuk është betejë për emra të përveçëm politikanësh, por për Shqipërinë dhe shqiptarët.
I pyetur nga gazetarët se sa mandate synon PD në Vlorë, Basha tha se “fitorja e Vlorës është e gjithë Shqipërisë, vlonjatët do ia besojnë ndryshimit, 8 vite me radhë ka mbetur në vend, s’ka asnjë mundesi që atë që nuk bëri për 8 vite ta bëjë edhe për 4 vite të tjera”.
Kryedemokrati tha se zotimi i tij para shqiptarëve është ndryshim “me plane e jo me premtime, nuk janë fantazi të fushatës”.
“Në 25 prill pa diskutim PD e Alenaca për Ndryshim dhe aletat, LSI do i fitojmë zgjedhjet e do nisin rrugën e ndryshimit. Fituesit e vërtetë do jenë të nëpërkëmburit e këtyre 8 viteve, të harruarit e këtyre 8 viteve ku Rama ka mbledhur pushtetetin ekonomik e politik e ka nëpërkëmbur sipërmarrësit, femerët, pensionistët e rininë. Kjo beteë është për Shqipërinë e shqiptarët, ndaj të bashkohemi si jemi bashkuar e sot në këtë pritje madhështore”.
Gazetarët i kërkuan Bashës një koment për lajmin se kryeministri Rama ka përjashtuar nga PS Dritan Lelin. Përgjigja e Bashës ishte një ftesë për socialistët që të bashkohen në zgjedhjet e 25 prillit për ndryshim:
“Anija e së keqes po mbytet, ftesa ime për cdo socialist të ndershëm është bashkohuni me ne për ndryshimin, do fitoni ju e do fitojë Shqipëria”.