MENU
klinika

Nata e dytë

San Remo/ Ermal Meta në krye të klasifikimit

05.03.2021 - 13:35

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, qëndron në krye të klasifikimit edhe në natën e dytë të festivalit të San Remos në Itali.

Kënga “Un milione di cose da dirti” u rendit e para nga votat e orkestrës së festivalit, ndërsa e dyta Orietta Berti me “Quando ti sei innamorato” dhe të tretët Extraliscio feat. Davide Toffolo me “Bianca luce nera”.

Kjo renditje provizore u zbulua pas përfundimit të natës së dytë të festivalit, ndërkohë që fituesi do të përfaqësojë Italinë në Eurovizon 2021. Festivali i San Remos regjistron këtë vit shikueshmërinë më të ulët që nga viti 2014 për shkak edhe të pandemisë.