MENU
klinika

Drejtori sportiv i Vitesse

“S’e pata të lehtë të bindja Brojën, ma shpërbleu”

22.03.2021 - 13:52

Armando Broja nuk shënoi në ndeshjen e fundit për Vitessen, edhe pse u aktivizua për 90 minuta në barazimin 0-0 në shtëpi ndaj Ëillem 2. Megjithatë, vlerësimet për sulmuesin e ri të Kombëtares shqiptare nuk mungojnë.

Në një intervistë për Goal.com, drejtori sportiv i klubit holandez Johannes Spors, tregon se vetëm këmbëngulja e tij solli nga Chelsea futbollistin shqiptar dhe të gjithë në klub janë shumë të kënaqur nga paraqitjet e djaloshit 19-vjeçar, i cili ka realizuar 9 gola në Eredivisie, shënuesi më i mirë për ekipin.

Vitesse është klub satelit i Chelsea, teksa që nga marrëveshja e parë, janë huazuar plot 29 lojtarë nga Londra në Arnhem, mes tyre edhe Broja. Megjithatë, drejtori sportiv i Vitesses mohon që ta quajmë klub satelit i Chelsea.

“Kam luftuar me të vërtetë shumë për të marrë Armando Brojën. Së pari, binda djaloshin të vinte, pastaj nuk është se Chelsea tha menjëherë merre. Gjithsesi, marrëdhëniet e mira mes klubeve bënë që operacioni të përfundonte me sukses dhe ne jemi shumë të kënaqur me atë që ka treguar Broja gjatë këtij sezoni me ne.”

Këto ishin fjalët e drejtorit sportiv të Vitesses për Armando Brojën, për të cilin ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë në verë, do të kthehet te Chelsea apo do të qëndrojë në Holandë edhe një sezon tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN