MENU
klinika

Fondi dhe detajet e projektit

Shpallet tenderi për rrugët e “qytetit të gurtë”

06.03.2021 - 13:01

Bashkia Gjirokastër ka shpallur një tender për riveshje në segmente të ndryshme rrugore. Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 4.1 milionë lekë. Sipas detajeve të tenderit, punimet do të kryhen brenda një afati 3 javor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.

Segmentet rrugore janë nga ura Zinxhira deri te kryqëzimi i rrugës “Teqese – Zinxhira”, si dhe në segmentin rrugor “Gjolek Haska”.

Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 16 mars.

SCAN

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ligji i ri i prokurimeve nis zbatimin nga 31 marsi

Si do ndryshojnë procedurat e tenderëve