MENU
klinika

Futsal

Shqipëria “hakmerret” ndaj Danimarkës

04.03.2021 - 16:06

Revansh Kuqezi në sfidën e së enjtes me Danimarkën për kualifikueset në grupe të Euro 2022 në futbollin e sallës. Shqipëria triumfoi me rezultatin 3 – 2 të enjten në sallën Feti Borova, duke marrë hak për humbjen 3 – 1 të së mërkurës.

Skuadra e drejtuar nga Erind Resuli u shfaq më e saktë para portës dhe krijoi më shumë raste. Në pjesën e parë golat e Selmanajt dhe kapiteni Halimi e çuan ndeshjen në pushim në avantazh 2 – 0.

Në të dytën ishte sërish Selmanaj që realizoi për Shqipërinë. Përpjekjet e danezëve sollën golat e Falck dhe Hansen, por jo pikë për kundërshtarin.

Sukesi 3 – 2 ishte i pari në 4 takimet e luajtura në këtë fazë kualifikuese të Europianit të futbollit të sallës. Ndeshjet e fundit do të luhen në muajin e ardhshëm. Fillimisht Shqipëria do të presë Kroacinë më 7 prill dhe më pas më 11 prill do të luajë në transfertë me Ukrainën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN