MENU
klinika

UEFA European Women’s Under-17 Championship

Shqipëria pritëse, ja me kë u shortua Kombëtarja e femrave U-17

11.03.2021 - 19:35

Sot në mesditë, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për “UEFA European Women’s Under-17 Championship”. Shqipëria ndodhet në Ligën B ku është shortuar në Grupin B6 me Azerbajxhanin, si dhe Malin e Zi. Ky mini turne që do të mbahet në Shqipëri.

Kualifikueset U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi, me vendim të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të vitit 2020, duke ndarë skuadrat në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Europian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkurruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lartë dhe për të arritur Kampionatin Europian.

Në Ligën A janë 7 grupe me nga katër skuadra, ndërkohë që në Ligën B janë gjashtë grupe, ku tre janë me nga katër skuadra dhe tre të tjera me 3 skuadra për një total prej 21 shtetesh që përfaqësohen në këtë ligë.

Shqipëria do të garojë në këtë kompeticion për të synuar edhe më shumë dhe për t’u ngjitur një ligë më lart në kompeticionet e ardhshme, e për më tepër që edhe futbolli i femrave ka një masivizim në vitet e fundit, ndaj edhe tashmë ka ardhur koha që të ketë edhe objektiva konkretë.