MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si t’i eliminoj rrathët e zinj poshtë syve?

16.03.2021 - 10:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Ju lexoj rregullisht dhe i ndjek shumë këshillat tuaja. Ju lutem, a mund të më ndihmoni lidhur me veprimet që duhet të ndërmarr për të eliminuar rrathët e zinj poshtë syve?

Mjeku: Pjesa rreth syve është e përbërë nga një lëkurë shumë e hollë dhe delikate, ndërsa muskulatura nga fibra kolagjeni. Duke qenë se në këtë pjesë ka pak ind lidhor, fenomeni i edemës rreth syve ndodh më lehtë se në çdo pjesë tjetër të fytyrës.

Shkaktarët mund të jenë të ndryshëm duke nisur që nga prirja gjenetike, patologjitë e ndryshme, shprehjet e ekzagjeruara nëpërmjet mimikës, ekspozimi në diell pa mbrojtës, produktet e gabuara kozmetike, mungesa e vitaminës K, B12 dhe B6, stili i gabuar i jetesës ku mund të veçojmë konsumimin e cigares, alkoolit, stresit, pagjumësisë, lodhjes, ushqimit të njëanshëm etj.
Mund të eliminohen vetëm duke shmangur faktorët që ndihmojnë në shfaqjen e tyre, pra të korrigjohen patologjitë, të shmanget shikimi i sforcuar, kohëzgjatja para mjeteve të komunikimit elektronik, orët e gjata para televizorit, qëndrimi në ambient të errët. Çdo person duhet të përdorë syzet e përshtatshme, ushqime të pasura me
vitaminë B6, B12 e Vitaminë K.

Gjithashtu, këshillojmë përdorimin e kremrave parandalues e mandej kurues që pas moshës 25 vjeç duhet të jenë më specifikë për përzgjedhjen dhe për këtë gjë duhet të konsultohemi patjetër me mjekun dermatolog.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN