MENU
klinika

Kur një makinë u preu rrugën, u qëllua me breshëri nga…

Si u ekzekutua anëtari i bandës së Durrësit, lëvizte me shofer…

20.03.2021 - 10:28

Edmond Koçi, ose siç njihet edhe ndryshe Edmond Çekiçi, është anëtari i bandës kriminale të Durrësit, i ili u qëllua me armë zjarri mëngjesin e kësaj të shtune, pranë Drejtorisë Arsimore në Durrës.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorëve të krimit.

Raportohet se viktima udhetonte me makinë me shofer.

Këtë mëngjes, rreth orës 08:40, Çekiçi ndodhej në lagjen nr.16 në Durrës, duke udhëtuar me makinë, ndërkohë që një automjet tjeter u ka prerë rrugën.

Në këtë moment, kur shoferi i Edmond Çekiçit ka dalë nga mjeti për të pyetur se çfarë ka, një nga personat në mjetin që preu rrugën ka qëlluar për vdekje viktimën dhe më pas ata janë larguar.

Burimet thanë se autorët lëviznin me një mjet tip Benz me targa te vjedhura ne Tirane.

Ky i fundit është gjetur i braktisur dhe duke u djegur në Katund Sukth, Durrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohet se pas krimit autorët…

Ekzekutimi i anëtarit të bandës së Durrësit


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin