MENU
klinika

Supersfida Bayern-Dortmund

Sot “Der klassiker”, jo vetëm Lewa kundër Haaland

06.03.2021 - 10:24

Bundesliga kulmon javën e 25-të me klasiken e famshme Bajern Mynih-Borusia Dortmund. Sot, në orën 18:30, projektorët do të ndizen në “Allianz Arena”. Byaern kryeson kampionatin me 52 pikë, ndjekur nga Leipzig me 50. Dortmund ndodhet në vendin e pestë, 3 pikë larg zonës Champions.

Një duel që nuk mbaron kurrë dhe ka një histori të veçantë: Kurrë një trajner nuk ka humbur më shumë se katër klasike. Seria më e gjatë e ndeshjeve të fituara i përket Bajernit, me 5 të tilla nga 1968-1970. Coman ka fituar gjashtë klasike.

Ky është një rekord për numrin e madh të fitoreve radhazi. Levandovski është lojtari i vetëm që ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi të paktën një gol në klasike dhe numëron më shumë klasike të fituara, 15 nga 21. Gjithsej, polaku numëron 12 gola.

Bajern krenohet edhe me fitoren më të thellë 11-1 në vitin 1971. Tomas Myler është lojtari që ka luajtur më shumë klasike pas Oliver Kahnit. Mesfushori i Bajernit regjistron 21, ndërkohë, ish-portieri bavarez regjistron 27. Por rekordi mbahet nga Mikael Cork. Ishlojtari i Borusias numëron 28 klasike.

Bajerni dhe Dortmundi janë ndeshur 103 herë me njëra-tjetrën. 49 herë fituesit ishin bavarezët, 29 ndeshje përfunduan në barazim dhe 25 herë kanë fituar verdhezinjtë. Ka edhe një sfidë brenda sfidës. Robert Levandovski është në “pole position” për të fituar “Këpucën e Artë” në këtë sezon, dueli mes tij dhe Haland është një tjetër që duhet fituar të shtunën.

Leva është pa dyshim njeriu i momentit në Mynih, teksa ka shënuar 28 gola në 22 ndeshje të luajtura me Bajernin këtë sezon. Në krahun tjetër është Haland, 20-vjeçari që ka shënuar 17 gola në 18 ndeshje në Bundesligë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Telashe për sulmuesin polak

Lewandowski mund të përfundojë në burg

Prekja e topit me dorë dhe jashtë loje

Ndryshohen dy rregulla të futbollit