MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 23

Surpriza, Skënderbeu mposht Partizanin dhe lë fundin

07.03.2021 - 18:03

Skënderbeu surprizoi Partizanin në “Elbasan Arena”, duke e mposhtur me rezultatin 0-1 në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.

Zhgënjim total për të kuqtë e Ilir Dajës, të cilët pas barazimit ndaj Apolonisë, regjistruan një tjetër rezultat negativ, duke iu dhënë shansin rivalëve të Vllaznisë dhe Laçit, që në rast fitore ditën e nesërme të shkëputen.

Ky ishte triumfi i parë i Migen Memellit në drejtimin e korçarëve. Një fitore që ndez shpresën për mbijetesë për skuadrën korçare. Jan Victor ishte heroi që tundi rrjetën e Alban Hoxhës në minutën e 67-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 23

Tirana futet në “garë”, ndalet Teuta