MENU
klinika

"E urova për fitoren dhe..."

“Takim vëllazëror”/ Ilir Meta pret në Presidencë Albin Kurtin

03.03.2021 - 17:03

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili rezultoi fitues i zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Kreu i shtetit e konsideroi një takim vëllazëror, duke u shprehur se e uroi Kurtin për fitoren por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor që realizoi Kosova.

“Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.

Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë”, shkruan Ilir Meta në rrjetet sociale.