MENU
klinika

Në humor për të eksperimentuar?

Të famshmit sapo na treguan trend-et e reja të vitit!

26.03.2021 - 11:32

Trendet e fundit të modës shpesh tregojnë disponimin e përgjithshëm të shoqërisë. As ky vit nuk bën përjashtim. Disa preferenca të stilit të flokëve të të famshmëve kanë të përbashkëta dhe të gjithë duket se janë në humor për të eksperimentuar!

Të famshmit e ditëve të sotme kanë risjellë trendet më përfaqësuese të modeleve të flokëve të viteve ’80 dhe ’90, dhe ne jemi thjesht të mahnitur nga dukja e tyre.

Ndërkaq, hidhini një sy këtyre stileve të reja që me siguri do të frymëzoheni:

Shakira zgjodhi një ngjyrë të kuqe për flokët e saj

Flokët e kuq mund t’i përshtaten një personaliteti të guximshëm. Ka një efekt dramatik, veçanërisht kur shoqërohet me sy të kaltër ose të gjelbër.

Emma Chamberlain me një ndryshim total në pamje

Vitin e kaluar Emily Ratajkowski u bë bionde për një periudhë të shkurtër kohe. Këtë vit Emma Chamberlain bëri një eksperiment me imazhin e saj në tërësi dhe duket si një person tjetër.

Hilary Duff është e dashuruar me ngjyrën blu

Vetëm 3 javë më parë Hilary Duff transformoi përsëri flokët në blu. Ky trend po qëndron mjaft mirë për vitin 2021 por e vetmja gjë që ju duhet është një trajtim i thellë pas këtij eksperimenti, sepse për të arritur këtë ngjyrë duhet të zbardhni flokët tuaj së pari.

Scott Disick zgjedh ngjyrën rozë për flokët e tij

Nuk janë vetëm vajzat që janë të hapura për eksperimente, por edhe djem. Pasi ka pasur një ngjyrë natyrale të flokëve, Scott Disick ka vendosur të provojë rozën. Nuk janë vetëm adoleshentët në ditët e sotme që mund të bëhen të guximshëm dhe të rrezikshëm me imazhin e tyre, por njerëzit e çdo moshe.

Ciara zgjedh një stil të gjatë e unik të flokëve

Në ditët e sotme është e lehtë të zgjasësh e të bësh modele unike të flokëve, si përshembull zgjatimi i tyre.

Ricky Martin tani ka një mjekër platin

Djemtë mund të eksperimentojnë jo vetëm me ngjyrën e flokëve, por edhe me mjekrën. Ricky Martin është një shembull i mrekullueshëm. Në komentin e tij në Instagram, ai shkroi: “Kur mërzitesh, zbardhu”.

Bella Hadid provon të lyejë fijet e përparme të flokëve

Kjo tendencë ishte e popullarizuar në vitin 2020 por duket se disa të famshëm e pëlqejnë shumë dhe kanë vendosur ta mbajnë atë edhe për vitin 2021. Të lyesh vetëm disa fije të flokëve përpara fytyrës është një metode e mirë kur nuk dëshiron të ndryshosh plotësisht ngjyrën e flokëve.