MENU
klinika

Detaje

Tragjedia me 2 viktima në Berat, dëshmitë e para nga vendngjarja

08.03.2021 - 11:02

Zbardhen detaje të reja tragjike nga zjarri i rënë gjatë natës së kaluar në Berat, ku dyshohet se kanë humbur jetën babë e bir, Jani Vangjeli, 61 vjeç, dhe Mateo Vangjeli, 36 vjeç.

Në dëshmitë e para nga vendngjarja, komshinjtë dhe familjarët e viktimave tregojnë se shkak për tragjedinë e 2-fishtë mund të jetë bërë një rezistencë.

Vëllai dhe kunata e 61-vjeçarit Vangjeli shprehen se babë e bir kishin në shtëpi një rezistencë, e cila mund të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

Vëllai i viktimës, Kleanthi Vangjeli: Zjarri ka rënë në orën 1 pa 10. Unë erdha në orën 1 e 25, se erdha në këmbë. Gjeta vetëm flakë. Dëgjova që kanë humbur jetën tre veta. Ata kishin një rezistencë, që gatuanin, dhe them mos ka ndodhur nga ajo rezistenca.

Kunata e viktimës, Luljeta Vangjeli: Na morën në orën 12 të natës dhe na thanë që ka rënë zjarr te Xhovani. Nuk e besuam, morë zjarrfikësen direkt dhe na thanë që është e vërtetë. Erdhëm këtu, por nuk morëm vesh gjë. Tani në mëngjes po del trupi i Xhovanit.

Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësit kanë nxjerrë deri më tani vetëm një trup të pajetë, që dyshohet të jetë i 61-vjeçarit Jani Vangjeli. Siç raportoi gazetarja Petova për “BalkanWeb” 61-vjeçari ishte i paralizuar, ndërsa djali i tij ishte përdorues alkooli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nxirret trupi i pajetë i një personi. Dyshohet edhe për dy të tjerë

Digjen 3 banesa gjatë natës në Berat


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë