MENU
klinika

Reagon Universiteti i Tiranës: Humbje e madhe! Iu prenë në mes ëndrrat

22-vjeçarja nga Kolonja vdiq me Covid-19

07.03.2021 - 13:20

Universiteti i Tiranës i ka shprehur ngushëllimet familjes së studentes Euxhena Jorgji, e cila u nda nga jeta dje për shkak të komplikacioneve me COVID19. Në një reagim në rrjetet sociale, UT, thotë se kjo është një humbje e madhe për miqtë e familjen.

Reagimi i plotë:

Sot morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të studentes tonë Euxhena Jorgji. Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Largimi i parakohshëm nga jeta për shkak të Covid-19 i ndërpreu në mes të gjitha ëndrrat e saj. Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet Familjes Jorgji, shokëve dhe shoqeve të saj për këtë humbje të madhe të vajzës dhe mikes së tyre. Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha. 

Dje, COVID19 i mori jetën 22-vjeçares Euxhena Jorgji. Vajza ishte me origjinë nga  Kolonja dhe studionte në Tiranë për financë. Ajo kishte një sëmundje bashkëshoqëruese në kocka, ndërsa prej javësh ndodhej e intubuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ishte e intubuar në Infektiv

22-vjeçarja humb betejën me COVID-19