Policia organizoi një operacion ku u arrestuan disa persona nën akuzën e falsifikimit të parave.
Sipas informacioneve mes të arrestuarve është edhe Rezart Kovaçi, ish prefekti i Elbasanit.
Sipas njoftimit të policisë, 7 persona ranë në pranga pasi falsifikonin para dhe më pas i hidhnin ato në treg, në disa qytete të vendit tonë. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar dhe 158 mijë lekë të reja, të dyshuara të falsifikuara.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.
Gjatë operacionit, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete.