MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 23

Vllaznia “harron” fitoren, nuk shkëputet në krye

08.03.2021 - 18:01

Katër ndeshje radhazi pa fitore dhe tashmë te Vllaznia është vënë në dyshim të fortë ajo ecuri fantastike e dy fazave të para. Sot shkodranët nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Kukësit.

Kuqeblutë patën shansin për t’u shkëputur, teksa rivalët u ndalën të gjithë, Teuta dhe Laçi ngecën në barazim, ndërsa Partizani u mposht në shtëpi nga Skënderbeu. Vllaznia sot i pati të gjitha mundësitë të fitonte, por Imeri gaboi të gjuajtje e penalltisë në 71’.

Penalltia u fitua nga Cise pas një dyluftimi me Lulajn. Por portieri i Kukësit, Xhika, i kupton krahun Imerit dhe pret gjuajtjen e tij. Ishte shansi më i mirë për Vllazninë, me trajnerin Brdaric që nuk u beson syve.

Vllaznia mban kreun ashtu si një javë më parë, me 1 pikë diferencë ndaj Teutës e Laçi, ndërsa shkon në +3 pikë ndaj Partizanit. Kuqeblutë do të luajnë sërish në shtëpi ndeshjen e ardhshme, kësaj here ndaj Bylisit, sfidë ku kërkohet maksimumi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 23

Tirana futet në “garë”, ndalet Teuta