MENU
klinika

Kush është 33-vjeçari që u vu në pranga?

Vranë të riun në Korçë, shkon në 3 numri i të arrestuarve

19.03.2021 - 10:10

Ka shkuar në 3 numri i personave të arrestuar për vrasjen e të riut nga Korça, Marsel Osmani, 5 vite më parë.

Policia thotë se është ndaluar bashkëpunëtori i tretë i kësaj ngjarjeje, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” me pasojë vdekje, kryer në bashkëpunim.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, u bë ekzekutimi i vendimit penal për ndalimin e shtetasit A. M., 33 vjeç, banues në Korçë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.08.2016, në një lokal në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit O. Z., dhe Ll. D., (pronari i lokalit dhe truproja), kanë plagosur me sende të forta shtetasin M. O, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen disa ditë pas ngjarjes, në Spitalin e Traumës në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe provat e grumbulluara, rezulton se bashkëpunëtor me dy shtetasit e mësipërm (të cilët janë ndaluar më parë nga Policia) ishte edhe shtetasi A. M.

NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur në 2016, ku Marsel Osmani në atë kohë 23 vjeç kishte marrë plagë të rënda në pjesën e kokës si pasojë e rrahjes barbare.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 29 Gushtit, kur 23-vjeçari Marsel Osmani, u konfliktua me 41-vjeçarin Olsi Zyberi dhe për pasojë ky i fundit e ka goditur me sende të forta në kokë duke i shkaktuar dëmtime serioze që i morën jetën.