MENU
klinika

"Ky është planeti që mund të presë jetën aliene"

Zbulohet “super Toka”, shkencëtarët nxjerrin studimin më të ri

05.03.2021 - 10:47

Një ekzoplanet me një temperaturë pak më të ftohtë se Venusi mund të ketë një atmosferë që mirëpret jetën aliene, sipas një studimi të ri. Astronomët nga Instituti Max-Planck përdorën disa metoda vëzhgimi për të zbuluar botën aliene që rrotullohet rreth një ylli xhuxh të kuq rreth 26 vjet dritë larg.

Gliese 486b është i vetmi planet që është zbuluar deri më tani rreth orbitës së yllit të vogël dhe ka një rreze 1.3 herë më të madhe se Toka, por është 2.8 herë më masiv. Planeti ka një përbërje hekuri-silikate të ngjashme me përbërjen e Tokës, por është shumë më i nxehtë, me një temperaturë sipërfaqe prej 428 gradë Celsius.

Për të përcaktuar nëse planeti ka ende një atmosferë që është e përshtatshme për jetë, astronomët thonë se duhet të kryhen studime të tjera. Shumica e ekzoplanetëve zbulohen duke përdorur një nga dy metodat indirekte: fotometria tranzit ose shpejtësia radiale e Dopplerit.