MENU
klinika

"Hapi i tretë shumë i rëndësishëm"

Zgjedhja e presidentit, premton Kurti

26.03.2021 - 13:25

Do të zgjidhet edhe presidentja e vendit që është hapi i tretë shumë i rëndësishëm i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së VIII. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kur u pyet se pse nuk është thirrur ende seanca për zgjedhjen e presidentit.

Kurti tha se do të bëhet edhe ky hap mirëpo nuk ka përmendur kohë për seancës në të cilën do të zgjidhet presidentit. Këto komente Kurti i bëri pasi bëri homazhe në 22 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, derisa ka shtuar homazhet po bëhen bashkë me presidenten në ardhje Vjosa Osmani.

“Do ta kryejmë edhe hapin e tretë shumë të rëndësishëm të konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë. Mirëpo sot këtu bashkë me presidenten në ardhje Vjosa Osmani jemi duke bërë homazhe në Krushë të Madhe”, tha Kurti