MENU
klinika

Pa artistin origjinal...

Zhani Ciko: Agim Krajka, mit i muzikës!

02.03.2021 - 18:11

       Të hënën, më 1 mars, në orët e vona të mbrëmjes, muzika shqiptare humbi virtuozin Agim Krajka. Autor i këngëve, si: “Lemza”, “Djaloshi dhe shiu” apo “Kënga e gjyshes”, me ikjen e tij shuhet një prej emrave të mëdhenj, që vunë themelet e muzikës së lehtë shqiptare.

Burri i qeshur që nuk bëri kurrë kompromis me cilësinë e muzikës, do të mbahet mend i qeshur dhe me fizarmonikë në duar. Mbi kontributin e tij në muzikë dhe gjurmët që la pas, maestro Zhani Ciko, veçon:

“Unë e kam njohur në konservarotirn shtetëror të Tiranës, me hapjen e tij.

Më bënte përshtypje si djalë simpatik dhe i afrueshëm me njerëzit.

Krijimtaria e tij u afirmua si e sinqertë, me sens rinor dhe me një tipar që ishte kombëtar.

Mjaft të kujtojmë këngën “Lemza”, “Djaloshi dhe shiu” që vazhduan të këndohen deri vonë. Ai, si edhe Vaçe Zela janë tashmë, mite të këngës e muzikës shqiptare.”

Përveç punës me Ansamblin, çka çoi në vlerësimin e madh në Dizhon, Krajka do të kompozonte edhe muzikën e disa filmave, si: “Zonja nga qyteti”, apo “Shoqja nga fshati”, duke sjellë origjinalitet në këto prodhime kinematografike. Koha më e vështirë e jetës së tij, do të ishte pas festivalit të 11-të.

“Ai ka shkruar këngë për punën, rininë dhe dashurinë.

Për mua, ishte dhe do të mbetet idhulli im.

Ky moment i festivalit të 11-të, Agim Krajkës i kushtoi mjaft, ka pasur shumë peripeci, është survejuar e ndjekur nga organet e Sigurimit dhe i është hequr e drejta për të dalë jashtë vendit me Ansamblin Shtetëror, për 10 vjet.” – shprehet kompozitori i njohur, Enver Shëngjergji.

Agim Krajka u shua në moshën 83-vjeçare, pa arritur të marrë vaksinën anticovid, ndonëse mbante titullin “Nder i kombit”, bashkëpunëtor i Vaçe Zelës, Ema Qazimit e motrave Libohova, në dekadat e krijimtarisë, ai i dha peshë melosit shqiptar.

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!

Flet “ikona” e lajmeve në RTSH

Si u pushtua televizioni pas vrasjes së Azemit!