Story-t në Instagram janë opsioni më i mirë për t’i mbajtur ndjekësit të angazhuar në profilin tuaj. Ju mund ta përdorni atë hapësirë thuajse për gjithçka: Ndarje mendimesh, shpërndarja e një kauze, argëtim etj.
Nëse për një arsye apo një tjetër po punoni për ta rritur Instagramin tuaj, duhet të dini se Instagram Stories do të jenë një nga pikat tuaja më të forta.
Sipas një zëdhënësi të platformës, ka disa karakteristika specifike që tërheqin vëmendje më shumë se të tjerat. Duke marrë parasysh se Instagrami “inkurajon” edhe më shumë përdoruesit që luajnë me risitë e platformës, ja disa prej këshillave që do t’ju duhen për story-t e radhës:
– Bëni pyetje
Pyesni në opsioin “Ask me a Question”. Ju mund t’u kërkoni ndjekësve t’ju pyesin ose mund t’i pyesni ata për një çështje të caktuar. Është mënyra më e mirë për t’u dhënë atyre mundësinë për interaktivitet. Nëse s’po ju vijnë mjaftueshëm pyetje – e thjeshtë fare, bëjini ca pyetje interesante vetes. Askush s’do ta dijë, le të mbetet një sekret i vogël mes nesh.
– Përdorni tekstin e animuar
Për ta bërë pak më interesante atë që do shkruani përdorin opsionin e Text Animations:
Kujdes, mos shkruani me të më shumë seç duhet sepse mund të bëhet pak i lodhshëm për atë që i sheh.
– Nisni një poll/votim
Futini në dilemat më interesante njerëzit duke përdorur opsionin e Poll. Pyesni për filma, personazhe apo çdo gjë që ka vëmendjen e audiencës tënde.
– Përdorni opsionin e vendndodhjes (location) dhe #hashtags
A e dini se më shumë njerëzit jua shohin story-t kur ju vendosni vendndodhje? Provojeni, por për të qenë të sigurt, më mirë hidheni postimin pasi të jeni larguar nga vendi ku ishit. Ju e dini, interneti është një vend i mbushur me stalkers (përndjekës).
Ndërkohë, për të gjithë rrjetin social në përgjithësi, aktualisht influencers po shfrytëzojnë sa më shumë Reels. Provoje edhe ti njëherë 😉