MENU
klinika

Apple u themelua më 1 prill...

45 vjet më parë doli kompjuteri i parë i kompanisë Apple

13.04.2021 - 09:41

Apple u themelua më 1 prill të vitit 1976, nga Steve Jobs, Steve Wozniak (dhe teknikisht Ronald Wayne). Produkti i parë i Apple ishte kompjuteri i parë kult i kompanisë, për të cilin ende ka kërkesa të mëdha nga koleksionistët. Sot, pothuajse gjysmë shekulli më vonë, Apple është kompania më e madhe në botë.

Kohët e fundit, kompjuteri i parë i Apple u shit në eBay për 1.5 milionë dollarë. Viti 2021 është përvjetori i 45-të që kur është krijuar kompjuteri Apple, dhe festës iu bashkua Shefi Ekzekutiv i Kompanisë Apple, Tim Cook, i cili ndau urimin e tij për këtë përvejtor me adhuruesit e Apple në të gjithë botën duke postuar në Twitter:

“Ndërkohë që Apple feston 45 vjetorint sot, më kujtohen fjalët e Steve shumë vite më parë: Deri më tani ka qenë një udhëtim i mahnitshëm dhe ne sapo kemi filluar. Faleminderit çdo anëtari të familjes sonë Apple për gjithçka që ju keni bërë për ta bërë jetën sa më të pasur. Për 45 vitet e ardhshme kjo është edhe diç  më shumë! “

Twitter: Tim Cook

Apple do të vazhdojë të nxjerrë një sërë produktesh historikë për qëllime të koleksionimit, duke përfshirë Mac, si dhe iPod, iPhones, iPads dhe Apple ëatch.

Ndërkohë, sot Apple është një kompani në vlerë prej 2 miliardë dollarësh me një bazë prej më shumë se 1.6 miliardë pajisjesh, duke përfshirë mbi një miliard iPhone.

Në gusht të vitit 2018, Apple u bë kompania e parë publike amerikane vlera e së cilës vlerësohet në mbi 1 miliardë dollarë amerikanë. Më 19 gusht të vitit 2020, Apple u bë kompania e parë amerikane që arriti një moment historik me një vlerë tregu prej 2 miliardë dollarësh. Kompania ka mbi 147,000 punonjës me orar të plotë dhe mban një rrjet në mbarë botën me mbi 500 pika të shitjes me pakicë në 24 shtete.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Humbasin fitimet e 2018

“Bien” Google dhe Apple