MENU
klinika

Yuri Gagarin

60 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë

12.04.2021 - 09:28

Më 12 prill 1961, kozmonauti Yuri Gagarin bëri historinë duke u ngjitur në kapsulën e “Vostok 1” që e çoi drejt hapësirës, ku kreu orbitën rreth planetit e më pas u kthye sërish në Tokë shëndoshë e mirë.

Yuri Gagarin ishte vetëm 27-vjeç kur u bë qenia e parë njerëzore që fluturoi ndonjëherë në orbitën e Tokës.

Raketa që transportonte Gagarin në anijen kozmike ‘Vostok 1’ ishte në të vërtetë një raketë e riparuar, e quajtur R-7 “Semyorka”.

Pavarësisht se shpëtoi nga vdekja duke mos qenë në misionin Soyuz 1, që përfundoi tragjikisht, Gararin humbi jetëmë vonë tragjikisht në një përplasje tjetër. Në vitin 1968 ai ishte duke pilotuar një avion luftarak MiG-15 në një fluturim rutinor stërvitjeje kur me bashkëpilotin e tij, humbën kontrollin në mënyrë misterioze dhe avioni u shkatërrua.

Tragjedia ishte e mbuluar nga Bashkimi Sovjetik për shumë vite. Kohët e fundit një nga kolegët e Gagarin, Aleksii Leonov zbuloi të vërtetën.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me anë të rezolutës së 7 prillit 2011, e shpalli 12 prillin si Dita Botërore e Fluturimit të njeriut në hapësirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN