MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është zbokthi sëmundje?

29.04.2021 - 10:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është zbokthi sëmundje?

Mjeku: Shumica e njerëzve kanë zbokth të paktën në një moment të jetës së tyre, por kjo gjendje është më e zakonshme në adoleshencë deri në moshën e mesme.

Ka disa shkaqe të ndryshme që ndikojnë në shfaqjen e zbokthit, që sipas dermatologëve mund të etiketohet edhe si sëmundje. Ja disa prej shkaqeve:

Dermatiti seborrheik ( lëkura e kokës bëhet më e irrituar, me yndyrë dhe për pasojë shkaktohet zbokthi)
Reaksionet alergjike
Psoriaza
Dieta ushqimore( personat që kanë mangësi të zinkut, vitaminës B6 dhe acideve yndyrore omega-6 kanë më shumë gjasa për të pasur zbokth).
Ekzema etj
Faktorë të ndryshëm rrisin rrezikun e shfaqjes së zbokthit, ja disa prej këtyre faktorëve:

Mosha
Moti
Niveli i stresit
Problemet shëndetësore
Lloji i produkteve të flokëve që përdorni
Higjena e dobët nuk është një faktor, por ndikon në shumimin e zbokthit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.