MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A largohen vetë cistet në gji?

06.04.2021 - 07:51

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam 42 vjeç. Para 5 a 6 muajve kam vënë re nje cist në gjirin e majtë. Menjëherë i kam bërë të gjitha analizat e nevojshme. rindertimi i gjoksitMë ka dalë cist 2 centimetra kancer. Më pas për çdo javë kam patur kontrollin ultrazërin. Për çdo javë zvogëlohej derisa u zhduk krejt. Më thanë që jam në rregull derisa u zhduk. Në mes të muajt pa më ardhur munstracionet, e vërej prapë, si dhe kisha dhimbje. Ju lutem më thoni, a është normale 2 cm e me t’u zhduk pa terapi. Te mjeku kam frikë të shkoj me vazhdu dhe një herë ekzaminimet. Ju lutem, më tregoni a mundet të zhduket vetë? Edhe këmba e majtë ka filluar të më dhembë? Ju faleminderit!

Mjeku: Fjalët “cist 2cm kancer” nuk i kuptoj. Mund t’i them zonjës që është e mundur që një cist 2 cm të largohet edhe pa mjekim. Nuk ka pasur nevojë të bëjë echo çdo javë, gjithsesi. Dhimbja e këmbës nuk ka lidhje me cistin në gjoks.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.