MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A nevojitet konsulta me dermatologun për trajtimet shtëpiake?

15.04.2021 - 09:46

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A nevojitet konsulta me dermatologun për trajtimet shtëpiake?

Mjeku: Është një pyetje me vend. Në praktikën tonë gjejmë pacientë që përdorin si kremrat, si maskat të marra nga farmacitë ose edhe maske fytyre 11në ambjente të tjera pa u konsultuar më parë me dermatologun. Analizimi i lëkurës, anamneza (pyetësor specifik i kryer nga mjeku), ekzaminimi dhe dhënia e trajtimit duhet të bëhet nga dermatologu.

Trajtimi i efekteve alergjike të përdorimit të maskave jo të përshtashme në fytyrë, shpesh është shumë i vështirë, kërkon kohë e ka kosto për pacientin. Rekomandohet të këshillohemi dhe të zgjedhim produktet kozmetike ose të kryejmë procedura të tjera vetëm pas konsultës me mjekun dermatolog.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.