MENU
klinika

Ja 7 ushqimet që s’duhet t’i ndani

A po e ushqeni trurin tuaj?

14.04.2021 - 15:05

Ushqimet më të mira për trurin tonë, janë ato të cilat janë të pasura me polifenole dhe yndyrna të shëndetshme. Kështu ato kanë veti të rrisin përqendrimin tonë dhe të përmirësojnë në maksimum funksionet esenciale të sistemit tonë nervor.

Për çfarë ushqimesh bëhet fjalë?

Më poshtë 7 prej tyre:

Shafrani
Ka aftësinë të rrisë numrin  e qelizave të reja në sistemin nervor, mbron trurin nga dementia dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.

Kafeja
Ul mundësitë për Parkinson, çmenduri, ngadalëson humbjen e kujtesës dhe përmirëson aftësitë njohëse.

Boronicat
Përmirëson shëndetin kardiovaskular, përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, funksionin njohës dhe përmirëson funksionin njohës tek të moshuarit.

Sardelet
Sardelet, salmon dhe skrumbi janë më të rëndësishmit për shëndetin e trurit, për shkak të përmbajtjeve të acideve yndyrore omega-3.

Arrat
Kontrollojnë dhe përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Kakao
Kakao është e pasur me magnez. Ajo përmirëson rezistencën ndaj insulinës, funksionin kardiometabolik dhe funksionin konjitiv.

 Arrat e kokosit
Këshillohet tej mase, për ushqimin e trurit tuaj.