MENU
klinika

Dënohet ankandi

Adhuruesit blejnë krehrin dhe kutinë e duhanit… të Hitlerit

19.04.2021 - 12:44

         Disa nga sendet personale të Adolf Hitlerit u shitën në ankandin që u bë më pas, një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit në Australi.

Rreth 8 të tilla që i përkisnin liderit të nazistëve, u shitën për shifra të konsiderueshme në ankandin e sendeve të vjetra ushtarake në Morley, në verilindje të Perth-it.

Mes tyre, binin në sy kutia e duhanit dhe krehri, të Hitlerit, që u shitën respektivisht për 29 mijë dhe 19 mijë dollarë.

Ankandi u dënua ashpër nga shumë njerëz, të cilët e konsideruan si glorifikimin e regjimit të një prej diktatorëve më të egër të globit.