MENU
klinika

"Çunat e Londrës do të priten nga Rama"

Aeroporti i Kukësit, Balluku: Gati për fluturimin e parë

17.04.2021 - 10:12

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se aeroporti Kukësit “Zayed – Flatrat e Veriut” është gati për fluturimin e parë.

Balluku u shpreh se ky aeroport do t’i shërbejë të gjithë trevave Shqiptare.

“Aeroporti po bëhet realitet dhe jemi vetëm pak orë larg nga fluturimi i parë. Kemi plan të qartë të bazuar mbi studime edhe pse ngrihen pyetje nëse Shqipëria ka nevojë për këtë aeroport.

Ky është aeroport loë cost”. Do t’i shërbejë të gjithë trevave Shqiptare. Do të ofrojë çmime kompetitive”, tha Balluku.

Balluku u shpreh se avioni i parë do të ulet të dielën. “Çunat e Londrës do të priten nga kryeministri Rama”, u shpreh ministrja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN