MENU
klinika

"Everglades Jetport"

Aeroporti më i madh në botë që nuk ekzistoi kurrë

18.04.2021 - 10:09

Supozohej të ishte aeroporti më i madh në botë, një qendër joshëse ndërkontinentale për avionët supersonikë me gjashtë pista dhe lidhje hekurudhore me shpejtësi të lartë me qytetet përreth, por sot, është pak më shumë se një pistë ajrore në mes të askundit.

Everglades Jetport, siç u quajt kur projekti filloi në 1968, e nisi ekzistencën e tij në fund të Epokës së Artë të udhëtimeve ajrore.

Concorde ishte gati të bënte fluturimin e saj të parë, ndërsa Boeing po punonte me një avion pasagjerësh edhe më të madh dhe më të shpejtë, 2707.

Me një kërkesë të lartë të parashikuar për udhëtime më të shpejta se zëri, Florida e Jugut u shfaq si një vend ideal për një qendër të tillë, sepse buçitja e frikshme e avionëve të fuqishëm i bënte këta mysafirë të padëshiruar në brendësi të vendit.

Por ja që nuk ishte e thënë të ndodhte.

Aviacioni komercial ishte gati të hynte në një epokë tjetër dhe shqetësimet mjedisore çuan në anulimin e planit të madh për Everglades Jetport kur ishte ndërtuar vetëm një pistë.
Tani, ajo pistë e vetme funksionon si një terren stërvitjeje dhe një kujtesë nostalgjike e një ëndrre që nuk u materializua kurrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


NASA i akordoi miliarderit Elon Musk...

SpaceX fiton kontratën për dërgimin e njeriut në Hënë