Kur na ndajnë edhe 9 ditë nga mbyllja e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, janë intensifikuar lëvizjet e trupës diplomatike të akredituar në Shqipëri.
Këtë të enjte, ambasadori italian Fabrizio Bucci ishte në qytetin e Elbasanit.
Në Elbasan, që është cilësuar një nga zonat më të nxehta zgjedhore, ambasadori ka pasur një takim në Prefekturën e qytetit dhe me zyrtarë të policisë lokale, si edhe nën prefektin.
Kujtojmë që pak ditë më parë, në Elbasan ka qenë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila ka zhvilluar takime me drejtuesit politik të qarkut, ku dha edhe mesazhe të forta, lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë dhë përgjegjësinë e liderëve të partive mbi listat e kandidatëve.