Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur paraditen e sotme në Kryeministri, katër ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Ambasadorja mësohet se do të zhvillojë një takim në Kryeministri, nuk dihet ende nëse me kryeministrin Edi Rama apo me këshilltarët e kreut të qeverisë.
Ende nuk dihen arsyet e vizitës së ambasadores amerikane këtë të enjte në Kryeministri.
Kujtojmë që një ditë më parë, ambasadorja Yuri Kim uroi kryeministrin Edi Rama dhe PS, për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane falënderoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që sipas saj, udhëhoqi një fushatë të fortë, që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë.