24.04.2021 - 16:32
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka vizituar qytetin e Fushë-Krujës një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. BalkanWeb mëson se znj.Kim ka pirë kafe me disa qytetarë, ndërsa më pas ka takuar drejtuesit e Policisë së Rrethit të Krujës.
Nuk dihet ende aryeja e vërtetë e kësaj vizite të ambasadores Yuri Kim në Fushë-Krujë, një qyteti i cili njihet për problematika dhe tensione, por deri tani nuk ka regjistruar asnjë incident.
Ditën e nesërme mbahen zgjedhjet e 25 prillit, teksa ambasadorja Yuri Kim do të jetë vetë vëzhguese bashkë me një ekip nga ambasada e SHBA.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Për çfarë do të diskutohet?