MENU
klinika

Rinis gara hapësinore

Amerikanët dhe kinezët garojnë kush “pushton” planetin Mars

22.04.2021 - 09:47

Pas dy zbritjeve të suksesshme në Hënë, kinezët janë drejtuar kah planetit të kuq, Marsit. Sonda e tyre ka hyrë këtë të mërkurë në orbitën e Marsit, ndërsa ata planifikojnë një mission 2 vjeçar atje.

Sonda kineze Tianwen-1 ka hyrë këtë të mërkurë në orbitën e Marsit. Specialistët e fushës thonë se kjo sondë mban disa prej instrumenteve shkencore më të përparuara deri më sot.

U deshën shtatë muaj udhëtim nga Toka që roveri kinez me gjashtë rrota të futej në orbitën rreth planetit të kuq.

Paralelisht me kinezët, janë amerikanët dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që kanë dërguar sondat e tyre në planetin Mars. Sonda e Emirateve të Bashkuara ka hyrë në orbitën e Marsit një ditë më herët, ndërsa ajo amerikane e NASA-s, “Perseverance”, pritet të hyjë në atmosferën marsiane pas 8 ditësh.

Sonda e NASA-s, me një kosto rreth 2.4 miliardë dollarëpritet të zbresë në dyshemenë e Kraterit Jezero për të kërkuar shenja të jete në këtë zonë ku shkencëtarët thonë se është një deltë antike lumore ku ka dhe depozita liqenore.

Anija mëmë e Tianwen-1 do të qëndrojë në planetin e kuq për një mision dy-vjeçar dhe është e pajisur me shtatë instrumente, përfshirë kamera me rezolucion të lartë dhe të mesëm; një radar që depërton në tokë; një spectrometer për mineralogji; një magnetometër; dhe dy detektorë grimcash.

Roveri 530 kilogramësh do të zbresë së pari për një mision të planifikuar 90-ditor. Ai është i pajisur me gjashtë instrumente, duke përfshirë një aparat fotografik multi-spektral, një aparat fotografik terreni, një radar që depërton në tokë, detektor të fushës magnetike, sensorë meteorologjie dhe pajisje komunikimi me Tokën.

Kina ka dërguar më herët me sukses dy rovera në Hënë. Ata thonë se po planifikojnë që misioni për kthimin e kampioneve dhe gjetjeve nga Marsi të bëhet rreth vitit 2030.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN