MENU
klinika

Disi ndryshe...

Aplikacioni “top sekret” për yje

20.04.2021 - 08:44

Raya është një aplikacion elitar takimesh ku njerëz të famshëm dhe të pasur mund të njohin njëri-tjetrin.

Në të ju mund të njihni futbollistë të rangut të lartë, aktorë të Hollyvoodit, producentë dhe yje të televizionit.

Që nga lansimi në vitin 2015, aplikacioni ka tërhequr njerëz nga të gjitha fushat e jetës, por që kanë një gjë të përbashkët, famën.

Mes yjeve në këtë “klub online” janë Sharon Stone, Channing Tatum, David Walliams, Harry Styles, Cara Delevingne, Matthew Perry dhe Emilia Clarke.

Me një listë pritjeje prej 100.000 personash dhe procedura më të rrepta të verifikimit se çdo klub social, Raya është shërbimi më ekskluziv i hartuar ndonjëherë. Shanset për t’u pranuar janë aq të pakta sa ekspertët thonë se është më lehtë të pranohesh në Universitetin e Oxfordit.

Aplikacioni ka disa rregulla, ku kryesori është që të mos flasësh për Rayan dhe të mos bësh “screnshoot”.

Me ngjarjet e anuluara përgjatë 12 muajve në tapetin e kuq, aplikacioni ka qenë një nga vendet kryesore ku të pasurit dhe të famshmit kanë ndërvepruar me njëri-tjetrin. \ a2news

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit