MENU
klinika

Po bëhen të gjithë ‘këngëtarë’

Artisti shqiptar shpërthen ndaj konkurrentëve të “Për’puthen”

16.04.2021 - 11:04

Duke qenë se numri i këngëtarëve të rinj është shtuar shumë së fundmi, këngëtari Erik Lloshi nuk i ka kursyer kritikat e tij në Instagram.

Në një video të gjatë për ndjekësit, ai ka shpjeguar para disa ditëve vështirësitë që po kalon çdo këngëtar i vjetër në profesion për shkak të emergjencës Covid-19, megjithatë ai nuk përmendi se kujt i drejtohej specifikisht.

Lloshi ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku la të nënkuptohej se bëhet fjalë për disa konkurrentë të Për’puthen, të cilët i janë futur tregut të muzikës.

“Gjithsecili prej nesh ka hapësirat e veta sikurse dhe ky llumi që mundohen të bëjnë përpara dhe sa më shumë famë. Por problemi është që duhet të arrijnë deri kur i kanë limitet. Disa pronarë lokalesh nate dhe lounge, kur të marrin në telefon thotë shiko se ky që ka dalë tani, që kam më shumë folloëers se ty, kërkon më pak.

Kanë arritur deri aty që del me dikë që është bërë shoë në x televizion, siç është Për’puthen. Po dalin gjysma prej tyre po bëhen këngëtarë dhe bëjnë një klip qesharak. E drejtë është kjo? Nuk është thjesht inat, është e drejta ime me mos shkelur dinjitetin tim artistik, duke kënduar këngën time në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Dhe këtë duhet ta kërkojnë të gjithë ata që nuk ndihen”, tha këngëtari.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?