MENU
klinika

Duket si ironi...

As vetë Zuckerberg nuk i beson WhatsApp, përdor aplikacionin rival!

19.04.2021 - 08:54

CEO i Facebook dhe WhatsApp, Mark Zuckerberg duket se ka zgjedhur një tjetër aplikacion për të shmangur sulmet kibernetike.

Studiuesi i sigurisë kibernetike Dave Walker, pretendon se Zuckerberg po përdor aplikacionin e mesazheve të kriptuara Signal, që në të vërtetë është një nga konkurentët e platformave që ai zotëron.

“Mark Zuckerberg është mes përdoruesve, të dhënat e të cilëve u publikuan online”, – shkruan Walker në Twitter, teksa shton se zbulimi i tij më i fundit është lidhja e numrit të telefonit të Zuckerberg me një llogari në Signal.

Kujtojmë se përditësimi i politikave të privatësisë së WhatsApp, që fillimisht u planifikua se do të vihej në zbatim më 8 shkurt, u pezullua pas reagimit të publikut.