MENU
klinika

“Nëse nuk i plotësohet kushti marrin peng Shqipërinë”

Balluku-kontrollorëve: Hapësira ajrore nuk është toka e babait tuaj!

07.04.2021 - 17:50

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka reaguar sërish për protestën e kontrollorëve të trafikut ajror në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Balluku ka theksuar se sot për sot kontrollorët janë duke përpunuar më pak avion se në vitin 2019 kur përpunonin plot 216 mijë avionë.

Balluku: Ka nisur që dje kjo tratativë e disa prej kontrollorëve për të kërkuar më shumë para në kohë pandemie. Nëse nuk i plotësohet kushti atëherë kontrollorët marrin peng Republikën e Shqipërisë. Vendosin të bllokojnë hapësirën ajrore sikur ta kenë tokën e babait të vet.

Sot nuk do vijnë dot vaksinat, se kontrollorët që paguhen me 2400 dollarë se duan 4400 dollarë që ta hapin traun. Edhe ata që kanë vdekur e duan të vijnë të varrosen se nuk duan këta.

Trafiku ajror për herë të fundit ka qenë në limite të konsiderueshme në 2019. Në 2019 kontrollorët përpunonin 216 mijë avion, ndërkohë sot 120 mijë avionë në vit më pak se gjysma. Për këtë arsye kompania nuk ia ka rënë në qafë buxhetit të shtetit, por menaxhohet me financat e taksave që paguajnë ata që operojnë në hapësirën tonë ajrore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN