MENU
klinika

Në Greqi ka ulje të infeksionit COVID-19

Pse do karantinohen emigrantët? Qytetarët në kufi: Vendim për…

20.04.2021 - 17:03

Që prej ditës së hënë të gjithë shqiptarët që do të hyjnë nga pikat doganore me Greqinë dhe Maqedoninë e veriut do të duhet të vetëkarantinohen në Shqipëri për një periudhë 14-ditore.

Vendimi i ekspertëve të qeverisë i marrë 7 ditë para zgjedhjeve elektorale dhe 14 ditë nga pashkët ortodokse argumentohet me rritjen e madhe të infektimeve dhe vdekjeve në dy shtetet fqinjë Greqi dhe Maqedoninë e Veriut nga ku priten flukse të larta deri në datën 3 maj 2021.

Por pretendimi i komitetit teknik të ekspertëve rezulton tërësisht i pavërtetë. Nëse analizojmë shifrat zyrtare të infektimeve në dy shtetet fqinjë Greqi dhe Maqedoninë e Veriut ato kanë pësuar rënie drastike me 68 dhe 85% në harkun e 5 ditëve të fundit.

Sipas Webside ndërkombëtar Worldometer në datën 15 prill qeveria greke raportonte 3821 infektime të reja ndërsa 5 ditë më vonë infektimet bien në 1606, pra rreth 2200 infektime më pak. Për të njëjtën periudhë vdekjet në Greqi kanë pësuar rënie me 22%. Por rënien më të madhe të infektimeve e ka Maqedonia e Veriut ku në 5 ditët e fundit shifrat janë ulur ndjeshëm nga 908 në 135 raste të reja ditore me Covid-19.

Statistikat zyrtare te dy shteteve fqinjë flasin qartë se alibia e qeverisë shqiptare për rritje të madhe të infektimeve në Greqi dhe Maqedoninë e veriut nuk qëndron, pasi po ndodh e kundërta.

Për më tepër vendimmarrja e pazakontë e komitetit teknik të ekspertëve nuk i shërben as qëllimit për të cilin proklamohet pra frenimit të infektimeve të importuara, pasi rezulton me të paktën një muaj vonesë nga piku i pandemisë që kaluan dy vendet fqinje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN