MENU
klinika

"Të fitojë pavarësinë nga..."

Bashkëpunim me Bashën? Balla: Nuk është diversion. E ka një kusht

14.04.2021 - 21:07

Drejtuesi politik i PS në Elbasan, Taulant Balla i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për mundësinë e bashkëpunimit të partisë së tij me PD dhe Lulzim Bashën.

Balla thotë se ky nuk është një diversion, por citon fjalët e Ramës duke thënë se për të bashkëpunuar me PS duhet të ndahet nga Meta e Berisha.

Sipas Ballës, këta dy të fundit janë ‘ujku’ dhe ‘çakalli’ që janë gati të hanë Reformën në Drejtësi. Bashkëpunimi për Ballën ka të bëjë me reformat e tjera apo legjislacionin mbështetës të Reformës në Drejtësi, pra për votat në parlamentin e ardhshëm.

 

 

‘’Nuk është diversion. Nëse Lulzim Basha distancohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. E ka një kusht, e kemi thënë edhe herë të tjera. Është diçka e përjetuar. Ilir Meta ishte pro marrëveshjes së 2017 apo jo, ishte kundër. Sali Berisha po ashtu, në një studio televizive e ka denoncuar marrëveshjen e 17 majit si një humbje të Bashës. Me Bashën po, por duhet të fitojë pavarësinë nga ujku dhe çakalli që janë gati të hanë Reformën në Drejtësi. Kush ka ende dyshime për ecurinë e kësaj Reforme, kjo Reformë do të vijojë natyrshëm. Ne do na duhen votat e opozitës për reforma të tjera dhe legjislacion mbështetës për atë në Drejtësi. Nëse Basha do bashkëpunim, do ishte e mirë, ne e kishim të pamundur për të negociuar me këta deri para se të digjnin mandatet, për çdo ligj për integrimin europian të Shqipërisë.’’- tha Balla.