MENU
klinika

Champions League

Bayern dhe Porto eliminohen me fitore

13.04.2021 - 21:59

Bayern Munchen bëri një tjetër ndeshje të madhe në Champions League, fitoi 0-1 në Paris ndaj skuadrës vendase, por eliminohet nga rregulli i golave në fushën kundërshtare, teksa takimi i parë pati përfunduar 2-3 në Mynih për PSG.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 40-të. Një gol që ka ardhur nga Choupo-Moting pas pasimit të Alaba, kur vetëm pak minuta më parë një traversë dhe një shtyllë e goditur nga Neymar mund të kishin ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Pjesa e dytë ishte totalisht në favor të Bayern, por PSG në kundërsulm ishte i rrezikshëm, madje shënoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Bayern provoi me Muller dhe Sane më pas, por nuk arriti të shënojë golin e kualifikimit.

Në ndeshjen tjetër, Chelseas humbi 0-1 ndaj Portos, por kalon në gjysmëfinale, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar 2-0 në Portugali. Blutë e Londrës do të përballen me fituesin e duelit Liverpool-Real Madrid, teksa spanjollët e kanë fituar 3-1 ndeshjen e parë.