MENU
klinika

S’paskemi parë gjë akoma!

Bebe Rexha ka gati surprizën e radhës për fansat

14.04.2021 - 09:18

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha shënon herë pas herë suksese duke na bërë të gjithëve krenarë me arritjet e saj.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se po vijnë të reja për të gjithë fansat e saj.

“Do të bëj një njoftim special nesër, të reja që kam dashur t’i bëjë të ditura kohë më parë. Faleminderit për durimin tuaj. Më pëlqen të bëë muzikë dhe më pëlqeni ju më shumë se çdo gjë në këtë botë”, shkroi Bebe krahas postimit.

Një nga këngët më të suksesshme në karrierën e Bebe Rexhës është padyshim “Meant to be”, një bashkëpunim me grupin e muzikës country Florida Georgia Line. Kjo këngë është publikuar 4 vite më parë dhe vazhdon të jetë një hit. Madje Bebe dhe grupi i njohur kanë arritur së fundmi një sukses të jashtëzakonshëm falë kësaj kënge.

“Meant to be” ka arritur 1 miliardë dëgjime në “Spotify” dhe Bebe Rexha nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Këngëtarja ka ndarë menjëherë këtë sukses me ndjekësit e saj në Instagram, duke i falenderuar të gjithë ata që kontribuuan në këtë gjë. Ndër vite Bebe Rexha dhe Florida Gerogia Line kanë fituar disa çmime me këtë këngë dhe janë nominuar për një çmim “Grammy” në 2019-ën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rose, ka vendosur shpejt e shpejt dy rekorde...

Kënga e re që theu rekordin “Guinness” të “Gangnam Style”