MENU
klinika

"Kemi patur marrëdhënie të mira"

Behgjet Pacolli e pranon hapur: Kam votuar pro Osmanit

16.04.2021 - 09:10

Kryetari i AKR-së dhe deputeti i vetëm i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli ka pranuar hapur se ka votuar pro Vjosa Osmanit si presidente.

“Unë kam votuar për Vjosa Osmanin. Nuk ka qenë vote e pavlefshme. Ka qenë votë kualitative. Ne jemi takuar, siç jemi takuar edhe përpara, por ajo (Vjosa Osmani) nuk me ka thënë ‘Të lutem, ma jep votën’. Unë kam pasur marrëdhënie të mira me Vjosa Osmanin, sepse kur kam qenë Ministër i Jashtëm ajo ka drejtuar Komisionin për Politikë të Jashtme”, tha ai.

Ai, në Kanal 10, ka thënë se vota për krijimin e institucioneve të reja ka qenë veprim dinjitoz.

“Ka qenë një veprim dinjitoz i atyre që kanë vendosur të mos pengojnë, por të jenë bashkëpunues në krijimin e institucioneve. Natyra ime është ndërtuese. Unë nuk jam shkatërrues dhe asnjëherë në jetën time nuk kam penguar ose shkatërruar diçka. Në fund të fundit kur e kam parë se duhet të ecet përpara unë nuk kam pasur asnjë hezitim që të jem kundër”, pohoi ai.