MENU
klinika

Cili stilist shqiptar ia qepi fustanin?

Bella Thorne fejohet si një shqiptare e vërtetë

26.04.2021 - 09:28

Bella Thorne është fejuar me partnerin e saj Benjamin Mascolo dhe në këtë ditë të rëndësishme aktorja amerikane ka zgjedhur të vishet me një fustan nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti.

Madje edhe si një shqiptare pasi zgjedhja e saj ka qenë një fustan glamuroz të kuq, një ngjyrë që e zgjedhin shumica e vajzave shqiptare ditën e fejesës.

Valdrini publikoi disa video të shkrepura nga fejesa e Bellës duke u shprehur krenar për punën e tij.Bella u fejua me këngëtarin italian në një darkë ku të ftuar ishin familjarë e miq të tyre të ngushtë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Veshjet në daljet e tyre publike

Kate dhe Meghan në gjurmët e stilit të vjehrrës